15 vite burg për serbin Pleskoviç, u akuzua për krime lufte, vrau tre shtetas shqiptarë në Prizren

Nga Rosalba Bejdo
31 Korrik 2025, 21:48 | Kronikë

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi më 15 vjet burg Millosh Pleskoviçin, për krime lufte ndaj popullsisë civile. Gjyqtari Rrahman Beqiri shpalli fajtor Pleskovicin pasi siç njoftoi ai, së bashku me një grup serbësh të armatosur mori pjesë në vrasjen e 3 personave shqiptar Fatmir Bojaxhiu, Binak Dacaj e Reshat Dacaj, më 1 shtator të vitit 1998, në afërsi të lagjes “Hoqa Mahallë”. Gjykatësi Rrahman Beqiri ka thënë të enjten se vendimi do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga hyrja në fuqi e aktgjykimit. Plleskoviq ka qenë nën masë të paraburgimit.

“Sipas aktakuzës së prokurorisë speciale të Republikës së Kosovës, datë 07.06.2024 pas mbajtjes dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, në praninë e prokurores speciale të akuzuarit Millosh Pleskoviq, përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokatit Gent Gjini, të dëmtuarës Marije Dacaj, sot më datë 31.07.2025 në seancë të hapur dhe publike me shumicë të votave të anëtarëve të trupit gjykues, në emër të popullit shpallë aktgjykim: I akuzuari Milosh Pleskoviq shpallet fajtor për veprën penale krimi i luftës kundër popullsisë civile në kundërshtim me nenin 142 e lidhur me nenin 22 të LPJ-së.

Shkurtimisht për shkak se me datë 01.09.1998 në afërsi të lagjes Hoqa Mahallë në Prizren, në cilësinë e pjesëtarit të forcave serbe ka marrë pjesë në vrasjen e tre personave të kombësisë shqiptare, Fatmir Bojaxhiu, Binak Dacaj e Reshat Dacaj. Andaj, gjykata bazuar në dispozitat e ligjit penal të Jugosllavisë dhe dispozitat e kodit e të procedurës penale, të njëjtit i shqipton: Dënim më burgim në kohëzgjatje prej 15 vjet. Dënim ky i cili do ekzekutohet në afat prej15 ditësh nga dita e përputhshmërisë së këtij aktgjykimi", tha Beqiri, shkruan A2 CNN.

Me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin e Pleskoqviq, nuk u pajtuan familjarët e dy viktimave, vëllezërve, Binake Reshat Dacaj. Nëna e binjakëve, Mihrije Dacaj tha se ky dënim është i vogël, sepse siç tha ajo Pleksoviq ka vrarë djemtë e saj.

“Mi kanë mbytur dy djemtë Milloshi, 29 vjet i kanë pasur. Me duar thatë kanë shkuar në mal, Milloshi i ka mbytur... Shpirti mu ka djeg... shumë pak [dënimi]. Dënimi ndaj Pleskoviqit është i ulët. Pak është gjykata që e ka dënuar. Pak është, duhet përjetë. ai ka njohur vëllezërit e mi. Ai Miloshi është. Dënimi është pak. Ai mi ka masakruar vëllezërit... A e patë nënën e atij‘Pleskoviq], po nëna ime qe sa vite është duke quajtur... Pak është drejtësia, nuk është në nivel drejtësia. Duhet më shumë", tha Dacaj.

Sipas aktakuzës, Plleskoviq ka gjuajtur me armë të tipit ‘Kallashnikov’, ku nga të shtënat në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë tre shtetasit shqiptar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos