Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur Filipinet, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 124 kilometrash pranë qytetit Calatangan në provincën Batangas, jo shumë larg kryeqytetit Manila. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të rënda materiale.
Por agjencitë e reagimit ndaj fatkeqësive janë ende në procesin e vlerësimit të situatës. (A2 Televizion)