Tërmet me magnitudë 7 ballë në Tibet

Nga A2 CNN
22 Tetor 2026, 18:19 | Bota

Tërmet me magnitudë 7 ballë në Tibet

Një tërmet i fortë me magnitudë 7 ballë goditi Tibetin në Kinë, në orën 22:30 me orën lokale të enjten, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Sipas të dhënave të USGS-së, epiqendra e tërmetit ishte 183 kilometra në lindje-verilindje të qytetit Nagqu, në Rajonin Autonom të Tibetit, në Kinën perëndimore.

Deri më tani, nuk ka informacion të qartë mbi përmasat e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos