“Sulm për sulm”, Irani kërcënon rajonin pas ultimatumit të Trump

Nga A2 CNN
23 Mars 2026, 17:06 | Bota

“Sulm për sulm”, Irani kërcënon rajonin pas

Përshkallëzimi i tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit ka ngritur shqetësime serioze për sulme ndaj infrastrukturës jetike në Lindjen e Mesme, përfshirë energjinë dhe furnizimin me ujë.

Sipas analizës së Al Jazeera, nëse SHBA do të godasë termocentralet iraniane, Teherani mund të kundërpërgjigjet duke shënjestruar objekte kyçe energjetike dhe ujore në rajon.

Paralajmërimet vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi me sulme ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet.

Cilat janë objektivat e mundshme të Iranit?

Termocentralet dhe infrastruktura energjetike
Irani ka sinjalizuar se mund të godasë termocentrale në Izrael dhe në vendet e Gjirit që furnizojnë bazat ushtarake amerikane me energji.

Objektet e naftës dhe gazit
Fushat e naftës dhe gazit në rajon, që janë jetike për ekonominë globale, konsiderohen objektiva të mundshme në rast përshkallëzimi të konfliktit.

Impiantet e ujit (desalinizimi)
Një tjetër shqetësim janë impiantet e desalinizimit, të cilat sigurojnë ujë të pijshëm për miliona njerëz në vendet e Gjirit. Sulmet ndaj tyre mund të krijojnë krizë humanitare.

Objektet financiare dhe ekonomike
Raportet sugjerojnë se Irani mund të synojë edhe objektiva ekonomikë, për të rritur presionin ndaj SHBA-së dhe aleatëve të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos