Trump: Hormuzi drejt hapjes, SHBA dhe Irani në prag marrëveshjeje historike

Nga A2 CNN
23 Mars 2026, 16:17 | Bota

Trump: Hormuzi drejt hapjes, SHBA dhe Irani në prag marrëveshjeje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit pritet të rihapet shumë shpejt, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që ajo të kontrollohet bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani.

Në një prononcim për CNN, Trump tha se rihapja e kësaj rruge strategjike detare varet nga ecuria e negociatave mes dy vendeve.

“Do të hapet shumë shpejt”, u shpreh ai, duke shtuar se, nëse bisedimet vazhdojnë pozitivisht, mund të arrihet një marrëveshje për kontroll të përbashkët.

“Do të kontrollohet bashkërisht… unë dhe ajatollahu, kushdo që të jetë ajatollahu i ardhshëm”, deklaroi Trump.

Presidenti amerikan foli gjithashtu për zhvillimet politike në Iran, duke sugjeruar se një ndryshim i regjimit është tashmë në proces.

“Do të ketë një formë shumë serioze të ndryshimit të regjimit… në një farë mënyre, ai tashmë ka ndodhur”, tha ai, duke iu referuar sulmeve që, sipas tij, kanë goditur drejtues të lartë iranianë.

Trump shtoi se bisedimet e zhvilluara gjatë fundjavës kanë dhënë sinjale pozitive për uljen e tensioneve.

“Po merremi me njerëz që i konsideroj shumë të arsyeshëm dhe të qëndrueshëm”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se brenda Iranit ka figura që mund të luajnë rol kyç në një marrëveshje të mundshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos