Ushtria izraelite deklaron se kreu sulme ndaj disa objektivave ushtarake iraniane në një sërë vendndodhjesh në të gjithë vendin të shtunën.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se kishin goditur objektet e magazinimit të dronëve dhe një strukturë armësh në zonën e Bandar Abbas, në Iranin jugperëndimor.
Forcat Ajrore Izraelite goditën gjithashtu tre avionë luftarakë F-14 që i përkisnin ushtrisë iraniane në "zemër të Iranit" më herët, tha IDF.
Forcat ajrore të Iranit kanë avionë F-14 Tomcat të prodhuar në Amerikë, të cilët janë blerë gjatë regjimit të Shahut, i cili përfundoi në vitin 1979. Irani është i vetmi vend që ende operon këtë avion, i cili u tërhoq nga përdorimi nga SHBA-të në vitin 2006.
Izraeli gjithashtu shënjestroi sistemet ushtarake të zbulimit të radarëve dhe bateritë e mbrojtjes ajrore në Iranin perëndimor "si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të arritur epërsi ajrore në të gjithë hapësirën ajrore iraniane", tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Ephraim Defrin. (A2 Televizion)