Gjenerali Dedë Prenga i bëri thirrje presidentit të Republikës, Bajram Begaj që të mbledhë sa më shpejt Këshillin e Sigurisë në lidhje me konfliktin mes Izraelit dhe Iranit që mund të përshkallëzohet më tej dhe mund të kërcënojë dhe vendin tonë.
Teksa numëroi kapacitetet ushtarake që i mungojnë Shqipërisë në “Off the Record”, gjenerali Prenga u shpreh se siguria e një vendi duhet të jetë prioritet.
“Nuk ka vend për panik. Por shteti duhet të vlerësojë situatën dhe në bazë të strategjisë dhe skenarëve të mundshëm ka ardhur momenti që duhet të ishte mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Ne kemi kapacitete të reduktuara. Shumë gjëra i kemi humbur. Në këtë lloj lufte, sapo filloi lufta në Ukrainë, Gjermani pa vendstrehimet. Përpara turizmit prevalon siguria. Ne nuk e vlerësojmë elementin siguri që na shoqëron në cdo element. Të paktën të vlerësojnë situatën dhe si ndikon ajo në vendin tonë. Nuk jemi në moment paniku. Qytetarët shohin avionët që fluturojnë, por cfarë janë ato. Baza në Kucovë është ndihmuese, nuk është operacionale”, tha Prenga. (A2 Televizion)