Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa bëri një analizë të konfliktit më të fundit ushtarak që ka nisur tashmë prej 9 ditësh mes Iranit dhe Izraelit.
Përballë gazetarit Andrea Danglli, Softa u shpreh se kjo situatë nisi nga dështimi i diplomacisë dhe mosfunksionimi i politikave të sanksioneve, të cilat mund të hapin konflikte të reja në botë.
Ai bëri gjithashtu një krahasim të ushtrive izraelite dhe iraniane dhe kapaciteteve që ato disponojnë.
“Konflikti do të intensifikohet. Është gjithnjë e më e vështirë zgjidhja. Kjo luftë po konsumon shumë edhe nga pikëpamja e mbrojtjes së Izraelit edhe pse kemi investim të madh, për shkak të intensitetit të goditjes. Edhe nga Irani ka humbje. Nga buxhet dhe teknologjia ka një diferencë të madhe mes Izraelit dhe Iranit. Irani ka numrat dhe i ka shkaktuar dëme Izraelit.
Kupola e Izraelit ka nisur të çahet. Kjo luftë ka ardhur që kur nisi ajo mes Rusisë dhe Ukrainës. Sanksionet nuk funksionuan. Mund të kemi një konflikt tjetër. Kina mund të sulmojë Tajvanin. Po rriten zonat e konflikteve. Trump erdhi me dy premtime që do forcojë ekonominë dhe do mbyllë luftën në Ukrainë. Irani ka teknologji për raketa dhe dronë. Izraeli dominon në ajër, ka zbulim, avionë”, tha Softa në “Off the Record”. (A2 Televizion)