“Izraeli nuk ka asnjë problem me dronët”, Tafani: Nuk ishte vetëm programi bërthamor arsyeja e sulmit

Nga A2 CNN
21 Qershor 2025, 21:00 | Bota

“Izraeli nuk ka asnjë problem me dronët”, Tafani: Nuk

Politologu Endri Tafani bëri një shpjegim të detajuar se përse mbrojtja ajrore e Izraelit ka dështuar përballë sulmeve raketore të Iranit.

Tafani sqaroi në “Off the Record” se “Kupola e Hekurt” është një sistem mbrojtjeje që zakonisht përdoret për raketat me rreze të shkurtër veprimi dhe dronët që zakonisht i përdorte Hamasi.

Ai tha për gazetarin Danglli, se problem për IDF janë raketat balistike me rreze të mesme dhe të gjatë, vetëm në rastin kur hidhen disa prej tyre njëherësh.

“Izraeli nuk ka asnjë problem me dronët shahit dhe raketat e shkurtra. Por me raketa balistike që vijnë me një shpejtësi të lartë. Në total mendohet që ka 3000 raketa balistike, por nuk janë të gjitha me rreze të mesme veprimi. Por Irani kishte marrë përsipër që të arrinte 20 mijë raketa balistike.

Dhe kjo qe një nga arsyet se përse Izraeli e përshpejtoi këtë gjë. Imagjinojini po ti kishte gjithë këto raketa balistike Irani. Raketat balistike kapen nga Arrow 2, Arrow 3, por problem është kur nisen shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos