Shokon politologu: Propaganda e Iranit ka përçarë myslimanët në Shqipëri

Nga A2 CNN
21 Qershor 2025, 21:40 | Bota

Shokon politologu: Propaganda e Iranit ka përçarë

Endri Tafani bëri deklaratën e fortë në “Off the Record” me Andrea Dangllin se propaganda e Iranit ka ndarë në dy pjesë dhe Komunitetin Mysliman në Shqipëri.

Sipas Tafanit, në këtë fushatë propagandistike regjimi iranin ndihmohet dhe nga Rusia përmes farmbots.

“Në Shqipëri është ndarë KMSH. Një pjesë është me Arabinë për një zgjidhje paqësore dhe një pjesë me Iranin që kërkon zhdukjen e izraelit. KMSH është sunit. Por propaganda që ka bërë Irani që unë zgjidh hallet. Irani bashkë me Rusinë. Operojnë në të gjithë botën. Propaganda bëhet me influencë me farmbote. Ai targeton Shqipërinë dhe shqipfolësit. 80% e informacionit në Evropë është e tillë. Kjo radikalizon njerëzit. Ti shikon vetëm lajme me fëmijë të vrarë”, tha Tafani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos