“Vdekje Trumpit”, thirrje të ashpra kundër SHBA dhe Izraelit në Iran

Nga Rosalba Bejdo
5 Korrik 2026, 17:07 | Bota

“Vdekje Donald Trumpit.’’ Ishin thirrjet që u dëgjuan gjatë homazheve për ish udhëheqësin suprem iranian Ali Khamenei.  “Është turp të mos vrasim atë që eliminoi liderin tonë. Vrasja e Trumpit është detyra e Iranianeve”, tha një folës në ceremoni , Muahamad Resuli, mes duartrokitjeve te disa prej pjesëmarrësve.

Në ceremoni u panë edhe pankarta dhe slogane kundër SHBA-së dhe Izraelit, si dhe thirrje “vdekje Amerikës” dhe “vdekje Izraelit”. Benjamin Netanyahu u përmend gjithashtu në disa mesazhe të ngjashme. Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi në janar se kishte dhënë “

udhëzime shumë të qarta për të shkatërruar plotësisht Iranin nëse do të kishte përpjekje nga ana e Teheranit për vrasjen e tij.  Ndërkohë në një intervistë të fundit për Axios ai deklaroi se po ndiqte me vëmendje funeralin e Khameneit. 

“Ata janë të gjithë atje, me një goditje mund t'i eliminojmë, por nuk do ta bëjmë pasi nuk do të kishim më me kë të negocionim”, ishin fjalët e Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos