11 pasagjerë dhe 2 pilotë vdiqën pas rrëzimit të avionit, Peruja pezullon operacionet e linjës ajrore turistike

Nga A2 CNN
3 Gusht 2026, 12:19 | Bota

11 pasagjerë dhe 2 pilotë vdiqën pas rrëzimit të

Peruja ka pezulluar përkohësisht operacionet e linjës ajrore turistike Aerodiana, pasi një nga aeroplanët e saj u rrëzua të shtunën në jug të vendit, duke lënë 11 të vdekur, përfshirë shtatë italianë, dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Mnistria e Transportit dhe Komunikacionit njoftoi se masa do të vazhdojë "deri në përfundim të hetimeve që synojnë verifikimin e përputhshmërisë së kompanisë me rregulloret, procedurat dhe kërkesat operative në fuqi të aviacionit".

Televizioni publik “TVPeru” raporton së një avion i vogël turistik u rrëzua teksa fluturonte mbi sajtin arkeologjik Nazca në Perunë jugore. Në bordin e aeroplanit ndodheshin 11 pasagjerë dhe dy pilotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos