
Monika Kryemadhi është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, shkruan A2CNN.
Kryemadhi është nën hetim për veprat penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, pastrimit të parave dhe mosdeklarim të pasurisë. (A2 Televizion)