Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, mbajti peng dhe ngacmoi seksualisht një 13-vjeçar

Nga A2 CNN
3 Gusht 2026, 13:14 | Kronikë

Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, mbajti peng dhe ngacmoi

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Julian Alla, 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçar.

Sipas policisë, ndalimi i tij u krye më 2 gusht, pas një hetimi të nisur nga kallëzimi i bërë më 24 korrik nga një 13-vjeçar dhe familja e tij. I mituri, në praninë e prindit dhe psikologut, ka deklaruar se ishte ngacmuar seksualisht nga 31-vjeçari.

Sipas burimeve për A2CNN, policia dyshon se i mituri është mbajtur pa dëshirën e tij në banesën e Julian Allës, në zonën e rrugës “Bardhyl” në Tiranë, më 23 korrik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos