1500 ekzekutime gjatë 2024 në botë, shifra më e lartë që nga viti 2015

Nga A2 CNN
8 Prill 2025, 07:12 | Bota

1500 ekzekutime gjatë 2024 në botë, shifra më e lartë

Viti 2024 shënoi një rekord negativ në përdorimin e dënimit me vdekje në botë në 10 vitet e fundit, me 1518 ekzekutime të dokumentuara në 15 vende, 91 prej të cilave ishin në vendet e Lindjes së Mesme, të kryesuar nga Irani, Iraku dhe Arabia Saudite.

Kjo është bërë e ditur nga Amnesty International në raportin e saj vjetor mbi përdorimin global të dënimit me vdekje, shkruan A2 CNN.

“Irani, Iraku dhe Arabia Saudite ishin përgjegjës për rritjen e mprehtë të vdekjeve vitin e kaluar, duke kryer mbi 91% të ekzekutimeve të njohura, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe duke marrë jetën e njerëzve për akuza të lidhura me drogën dhe terrorizmin. Pesë vendet me numrin më të madh të ekzekutimeve të regjistruara në vitin 2024 ishin Kina, Irani, Arabia Saudite, Iraku dhe Jemeni”.

Në Kinë, shifrat nuk bëhen të ditura, por flitet për një rekurs të lartë ndaj dënimit me vdekje, qoftë edhe për krime të lehta.

“Mijëra njerëz që besohet se janë ekzekutuar në Kinë, e cila mbetet ekzekutuesi kryesor në botë, si dhe Koreja e Veriut dhe Vietnami, të cilat gjithashtu besohet se përdorin gjerësisht dënimin me vdekje. Krizat e vazhdueshme në Palestinë (Shteti) dhe Siri bënë që Amnesty International nuk mund të konfirmonte një shifër”, përcjell A2 CNN.

Në Shtetet e Bashkuara u ekzekutuan 25 persona. Dënimi me vdekje po përdoret gjithashtu gjithnjë e më shumë si një mjet represioni kundër protestuesve dhe grupeve etnike, thuhet në raportin e  Amnesty International.

"Dënimi me vdekje është një praktikë e neveritshme që nuk ka vend në botën e sotme. Ndërsa fshehtësia vazhdoi të mbulonte kontrollin në disa vende që ne besojmë se janë përgjegjëse për mijëra ekzekutime, është e qartë se shtetet që ruajnë dënimin me vdekje janë një pakicë e izoluar”, tha Agnès Callamard, Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos