Avioni del nga pista dhe përfundon në det

Nga A2 CNN
7 Prill 2025, 22:28 | Bota

Avioni del nga pista dhe përfundon në det

Një avion privat me pesë persona në bord ka përfunduar në ujërat e gjirit Coos, pas daljes nga pista e aeroportit Southëest Oregon Regional mëngjesin e së hënës, rreth orës 06:00 me orën lokale.

Avioni doli nga pista dhe përfundoi në ujërat e gjirit ngjitur me aeroportin. Katër pasagjerët dhe një anëtar i ekuipazhit u shpëtuan dhe u transportuan menjëherë në spital. Ende nuk janë bërë publike detajet për gjendjen e tyre shëndetësore.

Shkaku i aksidentit mbetet i panjohur, ndërsa hetuesit dhe përfaqësuesit e aeroportit nuk kanë dhënë ende komente. Aeroporti është mbyllur për të gjithë trafikun ajror, ndërsa ekipet po punojnë për pastrimin e materialeve të rrezikshme dhe nxjerrjen e mbetjeve të avionit, shkruan A2 CNN.

Aeroporti ndodhet përgjatë bregut të Paqësorit, rreth 80 kilometra në veri të kufirit me Kaliforninë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos