Partnerët europianë dhe arabë të Shteteve të Bashkuara u takuan në Paris për të formësuar të ardhmen e Gazës së pasluftës, pasi Izraeli dhe Hamasi u dakordësuan mbi armëpushimin.
Takimi që mblodhi ministra të Jashtëm të shteteve europiane dhe arabe, u pa si një mënyrë për të shtuar detaje mbi çështje kyçe, të tilla si krijimi i forcës ndërkombëtare të stabilizimit, qeveria dhe rindërtimi i Gazës, shkruan A2.
Ndërsa ministrat nuk dhanë detaje mbi planet e parashtruara atje, burime amerikane kanë thënë se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 200 trupa në Izrael si pjesë e një task force të përbashkët për stabilitetin e Gazës, por se asnjë amerikan nuk do të shkelë në terren në territorin e Gazës.
Zyrtarët, duke folur me gazetarët në kushte anonimiteti, thanë se 200 trupat do të jenë një pjesë thelbësore e një task force që do të përfshijë egjiptianë, ushtarë të Katarit, turq dhe ndoshta nga Emiratet e Bashkuara. (A2 Televizion)