4 të vrarë nga një sulm pranë xhamisë së Omanit

Nga A2 CNN
16 Korrik 2024, 07:41 | Bota

4 të vrarë nga një sulm pranë xhamisë së Omanit

Katër persona janë vrarë nga të shtënat pranë një xhamie në kryeqytetin Muscat të Omanit. Sipas policisë vendase "një numër" njerëzish u plagosën gjithashtu në zonën al-Wadi al-Kabir.

“Oficerët iu përgjigjën incidentit dhe një hetim është duke u zhvilluar”, thuhet në deklaratën e së policisë.

Policia nuk dha detaje të tjera, por disa raporte tregojnë se të paktën një person i armatosur hapi zjarr.

“Janë vendosur të gjitha masat e sigurisë për përballimin e situatës, ndërsa në kuadër të hetimeve janë duke përfunduar procedurat për mbledhjen e provave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një dhunë e tillë është e rrallë në Oman, një vend i vendosur strategjikisht në grykëderdhjen e Gjirit në Gadishullin Arabik me një popullsi kryesisht myslimane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos