44 viktima në Gaza nga sulmet izraelite, Trump: Armëpushimi është sërish në fuqi, rinisin ndihmat

Nga Rosalba Bejdo
20 Tetor 2025, 11:32 | Bota

Armëpushimi në Gaza vijon të jetë në fuqi, pavarësisht valës së sulmeve nga ushtria izraelite kundër Hamasit të dielën.

Është Presidenti amerikan, Donald Trump, që e thotë diçka të tillë, teksa marrëveshja e ndërmjetësuar prej tij iu nënshtrua provës më serioze që prej implementimit në 11 tetor, shkruan A2.

Trump tha se besonte që udhëheqja e Hamasit nuk ishte e përfshirë në disa sulme që u morën jetën 2 ushtarëve izraelitë në Rafah, e që shtynë Izraelin të riniste sulmet të dielën. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk e dinte nëse sulmet izraelite ishtin të justifikuara dhe se duhej ta verifikonte diçka të tillë.

“Duam të sigurohemi se gjërat do të jenë paqësore me Hamsin. Dhe siç e dini, ata kanë qenë mjaft të zhurmshëm dhe kanë kryer disa të shtëna. Mendojmë se ndoshta udhëheqja nuk është e përfshirë, por vetëm disa rebelë brenda, por sidoqoftë do të trajtohet siç duhet. Do të trajtohet ashpër, por siç duhet”, tha Trump. 

Po ashtu, ushtria izraelite deklaroi se armëpushimi ishte rikthyer në fuqi pas valës së sulmeve që sipas burimeve spitalore shkaktoi vrasjen e të paktën 44 personave. Mes viktimave thuhet të jetë të paktën një grua dhe një fëmijë, ndërsa është goditur edhe një shkollë ku strehoheshin persona të shpërngulur.  

IDF pohoi se kishte goditur objektivë të Hamasit rreth enklavës, përfshirë komandantë në terren, luftëtarë të armatosur, një tunel dhe depo armësh, pasi militantët kishin lëshuar një predhë antitank dhe zjarr artilerie kundër trupave izraelite. Dega e armatosur e Hamasit theksoi se mbeteshin të përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit, ndërsa pretendon se nuk është në dijeni të përpleshjeve në Rafah.

Megjithatë, grupi akuzon Izraelin për shkelje të marrëveshjes dhe paralajmëroi se situata po shkonte prag kolapsit. Zv/presidenti JD Vance tha se kishte 40 celula të ndryshme të Hamasit dhe se ende nuk ka një infrastrukturë për të konfirmuar çarmatosjen e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos