470 000 persona pa energji elektrike, tre tornado godasin Çikagon

Nga A2 CNN
16 Korrik 2024, 12:56 | Bota

470 000 persona pa energji elektrike, tre tornado godasin Çikagon

Tre tornado u konfirmuan se kishin kaluar në Çikago, pas stuhive të forta që fillimisht goditën të gjithë zonën.

Disa pjesë të Illinois u paralajmëruan gjithashtu për përmbytje të mëdha. Mbi 60 fluturime në Aeroportin O'Hare u anuluan dhe gati 400 të tjera u vonuan. Ndërsa në aeroportin Midway të Çikagos, 34 fluturime u anuluan dhe mbi 100 u vonuan.

Rreth 300 000 njerëz mbetën pa energji në Illinois dhe 170 000 në Indiana. Departamenti i Zjarrfikësve të Çikagos vuri në dukje se po i përgjigjej raportimeve për incidente të shumta si shembje ballkonesh, rrëzime pemësh dhe shtyllash elektrike.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos