“56 634 raste në 3 muaj në Europë”, OBSH-ja ngre alarmin për fruthin

Nga A2 CNN
29 Maj 2024, 11:16 | Bota

“56 634 raste në 3 muaj në Europë”, OBSH-ja ngre

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë alarmin për shifra në rritje të të prekurve me fruth. Sipas raportimeve të fundit, 56 634 raste të fruthit dhe katër vdekje u raportuan zyrtarisht në 45 nga 53 vendet e Rajonit Evropian të OBSH-së në tre muajt e parë të vitit 2024.

“Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme, edhe aty ku mbulimi i përgjithshëm i vaksinimit është i lartë, të vaksinojnë grupet vulnerabël, të mbulojnë boshllëqet e imunitetit dhe kështu të parandalojnë përhapjen e virusit në çdo komunitet”, tha Dr. Hans Henri P. Kluge, Drejtor Rajonal i OBSH-së për Europën.

Fruthi është një sëmundje virale dhe një nga sëmundjet më ngjitëse në mbarë botën, që transmetohet me frymëmarrje, kollë ose teshtitje dhe mund të prekë çdo person të paimunizuar. Virusi mbetet aktiv dhe ngjitës në ajër ose në sipërfaqe të kontaminuara deri në 2 orë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos