“600 miliardë dollarë investime në SHBA, ose tarifa prej 35%”, Trump kërcënon BE-në nëse nuk mban premtimin

Nga A2 CNN
5 Gusht 2025, 19:39 | Bota

“600 miliardë dollarë investime në SHBA, ose tarifa prej

Presidenti Trump ka paralajmëruar Bashkimin Europian me tarifa prej 35% nëse nuk përmbushet premtimi i marrëveshjes, për investime prej 600 miliardë dollarësh në SHBA. Në një intervistë për emisionin 'Squawk Box' të CNBC, presidenti Trump mbështeti qëndrimin e SHBA-së se marrëveshja që arriti nëpërmjet një shtrëngimi duarsh me Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen, në Skoci më 27 korrik, përfshinte një premtim që BE-ja të investonte 600 miliardë dollarë në SHBA deri në fund të mandatit të tij të dytë.

“Ky investim i ri është përveç mbi 100 miliardë dollarëve që kompanitë e BE-së investojnë tashmë në Shtetet e Bashkuara çdo vit”, thuhej në fletën e fakteve pas marrëveshjes.

Komisioni Evropian nuk është në gjendje të hartojë dhe zbatojë investime në emër të sektorit privat. 600 miliardë dollarët janë përshkruar nga Komisioni si një tregues i bazuar në kontaktet e ekzekutivit me industrinë.

“Nuk është diçka që BE-ja, si autoritet publik, mund ta garantojë, është diçka e bazuar në qëllimin e kompanive private”, tha një zyrtar i lartë javën e kaluar.

I pyetur në Squawk Box se çfarë kishte në elementin e premtimit për investime të marrëveshjes, Trump tha se nëse nuk ndodhte, “atëherë ata paguanin tarifa prej 35%”.

Trump tha se premtimi për investime ishte një nga arsyet pse ai i kishte ulur tarifat në një normë të përgjithshme prej 15%, kështu që nëse nuk përmbushet, atëherë tarifat më të larta do të rikthehen në fuqi.

Komisioni të martën pezulloi një paketë kundërmasash tregtare që synonin mallra amerikane me vlerë 93 miliardë euro, e cila ishte planifikuar të hynte në fuqi më 7 gusht, ndërsa vazhdon të negociojë një deklaratë të përbashkët që formalizon marrëveshjen e arritur nga Von der Leyen dhe Trump në Skoci. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos