A do ta destabilizojë Iranin vrasja e kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare?

Nga A2 CNN
18 Mars 2026, 08:46 | Bota

A do ta destabilizojë Iranin vrasja e kreut të Këshillit të

Vrasja nga Izraeli e Ali Larijani-t, kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, nuk do t'i japë një goditje fatale udhëheqjes së Iranit, tha ministri i jashtëm i vendit, raporton A2CNN. 

Në një intervistë me “Al Jazeera”, të transmetuar pasi vrasja e Larijani-t u konfirmua nga Teherani, Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ende nuk e kanë kuptuar se qeveria e Iranit nuk mbështetet në një individ të vetëm.

Nuk e di pse amerikanët dhe izraelitët ende nuk e kanë kuptuar këtë pikë: Republika Islamike e Iranit ka një strukturë të fortë politike me institucione të vendosura politike, ekonomike dhe sociale”, tha Araghchi.

Prania ose mungesa e një individi të vetëm nuk ndikon në këtë strukture”, tha ai.

Sigurisht, individët kanë ndikim dhe secili person luan rolin e vet, disa më mirë, disa më keq, disa më pak, por ajo që ka rëndësi është se sistemi politik në Iran është një strukturë shumë e fortë.”

Araghchi solli në vëmendje vrasjen e udhëheqësit suprem të vendit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në ditën e parë të sulmeve SHBA-Izrael më 28 shkurt, duke theksuar se pavarësisht humbjes së madhe në nivel kombëtar sistemi qëndroi në këmbë.

Nuk kemi pasur askënd më të rëndësishëm se vetë udhëheqësi, dhe madje edhe udhëheqësi u martirizua, megjithatë sistemi vazhdoi punën e tij dhe menjëherë siguroi një zëvendësim”, tha ministri i jashtëm.

Vrasja e Larijani-t, 67 vjeç, një njeri i besueshëm i Ali dhe Mojtaba Khamenei-t, pas një sulmi të hënën në mbrëmje, shënon largimin e figurës më të lartë në udhëheqjen e Teheranit që nga sulmet ajrore të para të luftës 19 ditë më parë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos