A do të përdorë bombën bërthamore? Trump nuk e ka me nxitim me Iranin, gati për luftë në Hormuz

Nga Xhevahir Qardaku
24 Prill 2026, 10:17 | Bota

Amerika nuk e ka me nxitim me Iranin… por po bëhet gati që të rikthehet në luftë. Zyrtarët ushtarakë të SHBA-së po zhvillojnë plane të reja për të synuar aftësitë e Iranit në Ngushticën e Hormuzit në rast se armëpushimi me Iranin prishet, sipas burimeve të shumta të raportuara nga CNN.

Opsionet, përfshijnë sulme me një fokus të veçantë në “shënjestrimin dinamik” të aftësive të Iranit rreth Ngushticës së Hormuzit, Gjirit jugor Arabik dhe Gjirit të Omanit, thanë burimet, duke përshkruar bombardime të mundshme kundër anijeve të vogla sulmuese të shpejta, anijeve të minimit dhe aseteve të tjera asimetrike që e kanë ndihmuar Teheranin të mbyllë në mënyrë efektive ato rrugë ujore kyçe dhe t'i përdorë ato si levë mbi SHBA-në.

Presidenti amerikan, Donald Trump, kur u pyet në Zyrën Ovale për kërcënimet e tij për zhdukjen e qytetërimit të Iranit, tha se metoda e tij po funksion. Por në tryezë u shfaq sërish pyetja bërthamore, përcjell A2.

“Jo, nuk do ta përdor. Nuk kemi nevojë. Pse më duhet ta përdor? Pse do të bëhej një pyetje e tillë idiote? Pse do ta bëja unë? Pse do të përdorja një armë bërthamore kur ne i kemi shkatërruar plotësisht, në një mënyrë shumë konvencionale, pa të. Jo, nuk do ta përdorja. Një armë bërthamore nuk duhet të lejohet kurrë të përdoret nga askush”, tha Trump.

Presidenti amerikan theksoi se ai e kontrollon Ngushticën e Hormuzit, ndërsa nuk mungoi dhe nervozizmi kur u pyet për sa kohë është i gatshëm të presë Iraninpër një marrëveshje për paqe: “Mos më nxito, Jeff. E di, djem si ti, doni të thoni, 'oh', pra ishim në Vietnam, për rreth 18 vjet. Ishim në Irak për shumë, shumë vite. Do të përballemi me të gjitha... nuk më pëlqen të them Luftën e Dytë Botërore, sepse ajo ishte një ngjarje e madhe. Por ishim katër vjet e gjysmë, pothuajse pesë në Luftën e Dytë Botërore. Ishim në Luftën Koreane për shtatë vjet. E kam bërë këtë për gjashtë javë”.

Ai fajësoi atë që e përshkroi si mungesë të një lidershipi të qartë për bisedimet e ngecura, duke thënë se SHBA-të nuk e dinë se kush është lideri në Iran, ndërsa presioni rritet nga ndikimet ekonomike globale. Por lufta ka kosto edhe për Pentagonin.

Lufta me Iranin ka ulur ndjeshëm rezervat e armëve të ushtrisë amerikane, ndërsa kostoja e konfliktit është gati një miliard dollarë në ditë. Kjo është ajo që raporton sot “New York Times”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos