A vazhdon të pretendojë Trump çmimin Nobel për Paqen? Zyrtari amerikan: Nuk e besoj, po kërkon bombardime dhe pushtime

Nga A2 CNN
2 Mars 2026, 21:23 | Bota

Charles Kupchan, ish-këshilltar i Bill Clinton dhe Barack Obama për politikën e Jashtme amerikane, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, përjashtoi mundësinë që Donald Trump të fitojë ndonjëherë Nobelin e Paqes.

“Nuk mendoj se do ta marrë atë çmim. Mund të vijë në zyrë dhe të thotë që është paqebërësi dhe jo luftëbërësi. Por, nëse shikon pikërisht strategjinë e tij të sigurisë që është publikuar vitin e kaluar, ai ka thënë: "Ne nuk jemi më polici i botës. Ne nuk zgjidhim më problemet e të tjerëve. Ne nuk do të jemi pikërisht ky xhandar i botës, por që nga 2025 është vetë Donald Trumpi, neoizonacionalisti që tashmë ka dalë në periudhën imperialiste, që kërkon pikërisht në rastin e pushtimit të Venezuelës apo bombardimit të Iranit, që ka bombarduar Irakun, Sirinë, Nigerinë. Pra, në një farë mënyre është komplet e kundërta e një izonacionalisti perfekt dhe kjo e gjitha ka të bëjë me trashëgiminë e tij, që vetë Donald Trumpi është në telashe në SHBA, edhe aprovimi në popullatë për të nëpër sondazhe ka rënë shumë dhe politikat e emigracionit, që ishte pika e tij e fortë, ka dalë tani që 2/3 e popullatës amerikane e kundërshtojnë politikën e tij migratore”, tha Kupchan.

“Ajo çfarë po ndodh këtu është që Trumpi ndjehet politikisht i dobët brenda Shteteve të Bashkuara dhe kërkon të shpëtojë presidencën e tij dhe trashëgiminë e tij nëpërmjet politikës së jashtme dhe duke rrëzuar një qeverisje iraniane që është sot. Nëse do t'ia arrijë apo jo, të shohim”, shtoi Kupchan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos