“I akuzonin si bashkëpunëtorë të Izraelit”, Artan Hoxha: Në Iran kam parë 8 ekzekutime

Nga A2 CNN
2 Mars 2026, 20:49 | Bota

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, kujtoi vizitën e tij të parë në Iran, në vitin 2008, ku ishte i pranishëm edhe në një ekzekutim publik.

“Më kujtonte Shqipërinë e para viteve ’90. Ishin një popull shumë vigjilent me të huajt. Ishin shumë mikpritës, por raportonin çdo gjë të dyshimtë që mund të shikonin. Ne kishim prezencë atje, shumica studentë. Janë një popullsi e madhe, një komb me histori e kulturë, por dogma që ishte atje ishte radikale dhe e fortë. Ata thonin që pasuritë tona nuk duam të na i shfrytëzojnë imperialistët, amerikanët, rusët… Por, më ka rastisur që të isha i pranishëm edhe në ekzekutim. Ishte e shtunë dhe lajmëruan. Varën 8 veta. 4 i varën si bashkëpunëtorë të Izraelit dhe këto ekzekutime bëheshin në publik”, tha Hoxha.

“Ishte një regjim i cili, duke përdorur dogmën, mbahej në këmbë. Irani sot është vendi i dytë në botë për rezervat e gazit dhe i treti për rezervat e naftës. Nuk është rastësi që vendi i parë për rezervat e naftës ishte Venezuela dhe Maduro përfundoi atje ku përfundoi. Është një vend me resurse të jashtëzakonshme. Kjo e ka bërë Iranin që të jetë kaq i rëndësishëm”, shtoi gazetari Artan Hoxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos