“Do të rrisim arsenalin bërthamor”, Franca ndryshon doktrinën: përballemi me rreziqe të shtuara

Nga Rosalba Bejdo
2 Mars 2026, 19:42 | Bota

Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe do të fuqizojë parandalimin nuklear, teksa rritet rreziku I konflikteve globale që kalojnë pragun bërthamor. Këtë e tha Emanuel Macron, duke thyer një tabu të madhe gjatë një fjalimi të rëndësishëm këtë të hënë. 

Teksa njoftoi përditësim të doktrinës bërthamore në një bazë në Atlantik, ai paralajmëroi gjithashtu një ndryshim të rëndësishëm, që do nënkuptonte më shumë bashkëpunim me aleatët që kishin shprehur interes.

Sipas Macron, Polonia, Holanda, Belgjika dhe Danimarka do të merrnin pjesë në lojërat bërthamore të luftës me Francën, megjithatë e bëri të qartë se vendimmarrja mbi sulme të mundshme bërthamore do të mbetej vetëm në duart e presidentit francez. 

Udhëheqësi francez shtoi se do të ishte e mundur të krijoheshin, në rrethana të paspecifikuara, asete strategjike në vende të tjera evropiane që do të ishin pjesë e asaj që ai e quajti një doktrinë e re "parandalimi". Ai foli për nevojën e më shumë kokave bërthamore, përballë luftës ruse në Ukrainë, fuqizimit në rritje të kinës dhe ndryshmit të prioriteteve strategjike të SHBA.

“Zhvillimi i kapaciteteve mbrojtëse të konkurrentëve tanë, shfaqja e fuqive rajonale, mundësia e koordinimit mes kundërshtarëve dhe rreziqet që lidhen me përhapjen bërthamore; të gjitha këto, pas një shqyrtimi të kujdesshëm, më kanë çuar në këtë përfundim: forcimi i arsenalit tonë është i domosdoshëm. Kam urdhëruar rritjen e numrit të kokave bërthamore në arsenalin tonë. Për t’i dhënë fund çdo spekulimi, nuk do të bëjmë më publike shifrat e arsenalit tonë bërthamor, ndryshe nga sa mund të ketë ndodhur në të kaluarën. Për të qenë i lirë, duhet të jesh i frikësuar. Dhe për t’u frikësuar, duhet të jesh i fuqishëm. Kjo rritje e arsenalit tonë është dëshmi e kësaj. Gjermania natyrisht do të jetë një partner kyç në këtë përpjekje, më ambiciozja në frymën e Traktatit të Ahenit. Fazat e para të bashkëpunimit do të nisin këtë vit dhe mund të përfshijnë vizita në site strategjike dhe stërvitje të përbashkëta. Edhe vende të tjera e kanë pranuar këtë dialog. Përtej partnerëve dhe miqve tanë britanikë dhe gjermanë të përmendur tashmë, Polonia, Holanda, Belgjika, Greqia, Suedia dhe Danimarka do t’i bashkohen. Kjo përbën një konvergjencë të mirëfilltë strategjike mes vendeve tona, e aftë t’i japë thellësi reale mbrojtjes së kontinentit tonë”, u shpreh Macron. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos