Ekziston një aeroport në botë, i vetmi që mbyllet dhe ku asnjë avion nuk ngrihet apo ulet në pistën e tij, në ditën e Krishtlindjes.
Bëhet fjalë për aeroportin e Dublinit, më i ngarkuari me pasagjerë dhe fluturime në Irlandë, ku pas orës 12 të mbrëmjes në datë 24, nisin përgatitjet për ceremoninë vjetore të Ditës së Krishtlindjes, që përkon me “bekimin e avionëve”.
Autoritetet e aeroportit në vend që ta marrin ditën pushim, e shfrytëzojnë atë për t'i dhënë avionëve një bekim festiv nga Zoti.
Graeme McQueen, menaxher i marrëdhënieve për kompaninë që operon aeroportin e Dublinit, i tha CNN se ceremonia vjetore e bekimit daton që nga viti 1947.
“Fillimisht bekimi përfshinte avionët Aer Lingus, të cilët janë të gjithë emëruar sipas shenjtorëve. Atëherë [në vitin 1947] bekimi bëhej çdo verë, por nga viti 1967 e tutje, me aeroportin që është bërë më i ngarkuar, u caktua dita e Krishtlindjes si e vetmja ditë e vitit kur Aeroporti i Dublinit mbyllet. Bekimi vjetor këto ditë është ekumenik dhe mbulon flotën e përgjithshme”, tha McQueen.
Christmas Day is the only day of the year when Dublin Airport is closed. But we still had a skeleton team on duty to deal with emergencies - and also to escort airport chaplain Father Des Doyle as he carried out the annual blessing of the planes. ???? pic.twitter.com/8bJem1SHLx
— Dublin Airport (@DublinAirport) December 25, 2023
Bekimin e flotës së avionëve vitet e fundit e ka bërë At Desmond "Des" Doyle, prift në kishën e aeroportit, “Zoja Mbretëresha e Qiellit”. Kisha ndodhet midis dy terminaleve dhe aeroporti ka gjithashtu një dhomë lutjesh për shumë besime në Terminalin 2.
Në fotot e postuara në mediat sociale, Doyle shfaqet duke mbajtur një kupë me ujë të shenjtë në aeroport, i shoqëruar nga një prift tjetër, si dhe nga policia e aeroportit.
Bekimi i pistës dhe avionëve nuk duket një veprim i çuditshëm për Irlandën, që njihet si një vend me bindje të theksuara katolike, pasi rreth 69% e popullsisë në censin e vitit 2022 e përshkruan veten si të tillë. (A2 Televizion)