Ujit i lumit Danup në Budapest ka arritur në nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit, për vetëm 24 orë. Brigjet e tij të tejmbushura pas reshjeve të dendura të shiut dhe shkrirja e borës shkaktuan përmbytje të pazakonta në kryeqytetin hungarez.
Sipas autoriteteve në vend, niveli i ujit në Danup arriti në 6.93 metra vonë të mërkurën nga 8.91 metra e regjistruar në vitin 2013, kur përmbytje të pazakonta përfshinë Evropën Qendrore për shkak të shirave të majit.
Përmbytjet e këtij viti në Danub nuk kanë shkaktuar shumë dëme në Budapest, por ekspertët kanë paralajmëruar se ndryshimet klimatike mund t'i bëjnë këto fenomene më të hershme dhe më të shpeshta.
“Nëse e shikojmë panoramën më gjerë, mund të kuptojmë se reshjet e dimrit janë në rritje dhe me rritjen e vazhdueshme të temperaturave presim më pak reshje bore. Pra, mund të themi në mënyrë hipotetike se në të ardhmen përmbytjet që ndodhin në pranverë nga shkrirja e borës, mund të ndodhin më herët, ndoshta në muajt e dimrit”, shprehet studiuesja e klimës Anna Keys.
Nga të dhënat, rezulton se për herë të fundit niveli i Danubit ka kaluar 6 metra në dhjetor të vitit 1987, por rrugët ku ndodheshin digat nuk u përmbytën. (A2 Televizion)