Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës, rreth orës 16:00, në autostradën A36 Pedemontana, në tunelin e Lomazzo-s, në veri të Italisë.
Në aksident janë përfshirë një autobus shkolle me rreth 30 fëmijë të moshës 6 deri në 7 vjeç, katër makina dhe një kamion.
Sipas të dhënave praprake, një person humbi jetën dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar.
Viktima është një mësuese, e cila mbeti e bllokuar mes llamarinave të autobusit. Dy persona janë në gjendje të rëndë, ndërsa 25 të tjerë kanë marrë plagë të lehta. Fatmirësisht, nuk raportohen fëmijë në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje ndërhynë shtatë ambulanca dhe një helikopter i urgjencës mjekësore. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe forcat e rendit dhe zjarrfikësit. Për shkak të aksidentit, autostrada A36 është mbyllur për qarkullim. (A2 Televizion)