"Kjo nuk është lufta jonë", Vance: Putin nuk ka strategji për të dalë nga lufta

Nga A2 CNN
19 Maj 2025, 16:59 | Bota

"Kjo nuk është lufta jonë", Vance: Putin nuk ka

Nëse Vladimir Putin nuk bindet për një armëpushim me Ukrainën, SHBA zotohet se do të largohet nga negociatat.

Këtë fakt e ka bërë të ditur Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, nga bordi i aeroplanit presidencial. Vance theksoi se Putin nuk ka një strategji për të dalë nga lufta. 

“Nëse Rusia nuk është e gatshme të angazhohet, ne në fund të fundit duhet të themi: ‘Kjo nuk është lufta jonë. E kuptojmë që ka një farë bllokimi. Dhe mendoj se presidenti do t'i thotë Presidentit rus Vladimir Putin: 'Dëgjo, a je serioz? A po thua të vërtetën për këtë?'. Unë vetë sapo fola me Donald Trump. Mendoj se Presidenti Putin nuk e di saktësisht se si të dalë nga kjo luftë.

Ai e ka "transformuar të gjithë ekonominë e tij" për luftë, me ish-uzina civile që tani "prodhojnë municion për tanke, artileri dhe dronë". Lufta ka vazhduar prej “disa vitesh”, duke treguar “mosbesimin themelor midis Rusisë dhe Perëndimit, një nga gjërat që presidenti mendon se është budallallëk dhe që ne duhet ta kapërcejmë. Por duhen dy veta për të kërcyer tango”. "Shikoni, ka shumë përfitime ekonomike nga shkrirja e marrëdhënieve midis Rusisë dhe pjesës tjetër të botës", tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos