Aksident i rëndë në Turqi, përplasen 3 autobusë, të paktën 11 viktima

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2023, 07:49 | Bota

Aksident i rëndë në Turqi, përplasen 3 autobusë,

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe mbi 50 të tjerë mbetën të plagosur, si pasojë e një aksidenti të rëndë që u regjistrua në pjesën veriperëndimore të Turqisë.

Të dhënat paraprake bëjnë me dije se në aksidentin që u regjistrua në autostradën e Marmarasë u përfshinë 7 automjete, 3 prej të cilëve autobusë dhe një kamion.

Forcat e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë në vendngjarje, teksa shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos