
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Antibes, në jug të Francë, ku një kamion doli jashtë kontrollit dhe u përplas me të paktën 23 automjete.
Si pasojë e përplasjes, 37 persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe tre efektivë policie. Sipas informacioneve paraprake, shoferi i kamionit dyshohet se ka fjetur në timon, duke shkaktuar aksidentin zinxhir, shkruan A2CNN.
Autoritetet ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe arrestuan drejtuesin e mjetit. Ndërkohë, ekipet e emergjencës zhvilluan një operacion të gjerë shpëtimi për të nxjerrë personat që mbetën të bllokuar në automjetet e dëmtuara.
(A2 Televizion)