Një aeroplan i vogël me helikë doli nga pista gjatë uljes në një aeroport në Teksas, duke çuar në një aksident të pazakontë, pasi përfundoi duke u përplasur me një makinë që po kalonte në një rrugë aty pranë.
Pamjet e kapura nga kalimtari Jack Schneider tregojnë se avioni fillimisht kalon tej për tej gardhin rrethues të aeroportit gjatë uljes emergjente dhe më pas përplaset me makinën.
Just took this vid! Repost with credit. #aviation #crash #texas pic.twitter.com/LfUxXIsiuD
— Jack Schneider (@jacks_jets) November 11, 2023
Pas aksidentit, drejtuesi i makinës është dërguar në spital me lëndime të lehta, ndërsa dy personat që ndodheshin në avion nuk kanë pësuar lëndime.
Sakaq, Administrata Federale e Aviacionit Amerikan po heton shkaqet e incicdentit.
Vetë Schneider tha për mediat pasi filmoi aksidentin: “E pashë aeroplanin duke u ulur me shpejtësi më të lartë seç duhet në pistë dhe e dija se nuk do të kishte kohë majftueshëm për të ndaluar”. (A2 Televizion)