Aksioni i SHBA në Venezuelë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Jam i shqetësuar për mosrespektimin e ligjit ndërkombëtar

Nga A2 CNN
5 Janar 2026, 22:39 | Bota

Aksioni i SHBA në Venezuelë, Sekretari i Përgjithshëm i

Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nënsekretarja e përgjithshme Rosemary DiCarlo lexoi një deklaratë në emër të Sekretarit të Përgjithshëm António Guterres.

Sipas mediave të huaja, Guterres thotë se është "thellësisht i shqetësuar që rregullat e së drejtës ndërkombëtare nuk janë respektuar" kur bëhet fjalë për veprimet e SHBA-së në Venezuelë.

Në deklaratë po ashtu thuhet: “Jam thellësisht i shqetësuar për intensifikimin e mundshëm të paqëndrueshmërisë në vend, ndikimin e mundshëm në rajon dhe precedentin që kjo mund të krijojë për mënyrën se si zhvillohen marrëdhëniet midis shteteve.”

Kujtojmë se dy ditë më parë, ushtria amerikane kreu një aksion në Venezuelë, i cili u finalizua me rrëmbimin e Presidentit Nicolas Maduro, i cili akuzohet në SHBA për disa vepra penale, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos