Aksioni i ushtrisë së SHBA në Venezuelë, nis takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Nga A2 CNN
5 Janar 2026, 16:23 | Bota
Aksioni i ushtrisë së SHBA në Venezuelë, nis takimi i
Foto ilustruese, Këshilli i Sigurimit të OKB

Ka nisur takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet mbi situatën aktuale në Venezuelë.

Sipas mediave të huaja, në rendin e ditës për takimin e jashtëzakonshëm është listuar diskutimi i "kërcënimeve ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare".

Kjo mbledhje vjen pasi dy ditë më parë, ushtria amerikane, me urdhër të Presidentit Donald Trump, nisi një aksion në Venezuelë, i cili përfundoi me arrestimin e udhëheqësit të vendit, Nicolas Maduro, shkruan A2 CNN.

Lidhur me këtë zhvillim ka pasur reagime të shumta ndërkombëtare, ku shumë shtete kanë mbështetur aksionin e Trump dhe shumë shtete të tjera e kanë kundërshtuar atë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos