Akuzoi 3 studentë për përdhunim, pas 18 vitesh pranon se ka gënjyer

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2024, 16:53 | Bota

Akuzoi 3 studentë për përdhunim, pas 18 vitesh pranon se ka

Gruaja, e cila në vitin 2006 akuzoi tre lojtarë të lojës së lakrosit të universitetit “Duke” se e kishin përdhunuar – një ngjarje që bëri bujë në media dhe nxiti tensionet racore, klasore dhe debate mbi privilegjet e atletëve të universiteteve – e pranoi publikisht për herë të parë se kishte gënjyer për ngjarjen.

Dyzet e gjashtë vjeçja Crystal Mangum, një grua zezake, deklaroi në një intervistë për podkastin “Let’s Talk with Kat” se “kishte trilluar një rrëfim të pavërtetë” mbi lojtarët e bardhë, të cilët kishin qenë të pranishëm në një mbrëmje ku ajo ishte ftuar të punonte si kërcimtare për të rritur, duke shtuar se këtë e kishte bërë “ngaqë kërkoja miratimin e njerëzve dhe jo nga Zoti”.

Akuzoi 3 studentë për përdhunim, pas 18 vitesh pranon se ka

“Dhashë një dëshmi te rreme kundër tyre, duke thënë se më kishin përdhunuar, ndonëse nuk e kishin bërë këtë gjë dhe e kisha gabim”, deklaroi ajo në intervistën e transmetuar të hënën. Intervista ishte regjistruar muajin e kaluar në Shërbimin Korrektues për gra të Karolinës së Veriut, ku Mangum po vuan dënimin për vrasjen me thikë të partnerit të saj në vitin 2011.

Ish lojtarët u shpallën të pafajshëm në vitin 2007 pasi dëshmia e saj nuk mund të provohej gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të shtetit erdhi në përfundim se nuk kishte dëshmi të qëndrueshme se përdhunimi kishte ndodhur dhe hetimet nuk gjetën shenja të ADN-së, dëshmitarë apo prova që ta konfirmonin rrëfimin e të burgosurës Mangum.

Prokurorit të Durhamit, i cili e mori përsipër rastin e zonjës Mangum, iu hoq leja për të ushtruar profesionin për shkak të gënjeshtrave dhe shkeljeve etike. Prokurorët në atë kohë refuzuan të padisin zonjën Mangum për akuza të rreme.

Akuzoi 3 studentë për përdhunim, pas 18 vitesh pranon se ka

Ish lojtarët e lakrosit arritën një marrëveshje me universitetin në vitin 2007 pasi e kishin paditur universitetin për mënyrën se si i kishte menaxhuar pretendimet për përdhunim.

E burgosura Mangum, e cila u shpall fajtore për vrasje të shkallës së dytë në vitin 2013 dhe pritet të lirohet nga burgu në vitin 2026, i tha autores së podkastit se shpreson që tre personat e akuzuar pa të drejtë ta falin.

“Dua që ata ta dinë se i dua dhe se nuk e kishin merituar këtë gjë”, tha ajo.

Autorja e podkastit, Kat DePasquale tha se ajo i kishte shkruar të burgosurës Mangum, ngaqë ishte kureshtare për rastin që dikur kishte marrë vëmendjen e publikut dhe se ajo i ishte përgjigjur letrës së saj, duke i thënë se dëshironte të fliste./VOA/ (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos