Alarm në Dubai, qytetarët marrin njoftime paralajmëruese për kërcënim me raketa

Nga A2 CNN
4 Maj 2026, 18:45 | Bota

Alarm në Dubai, qytetarët marrin njoftime paralajmëruese për

Një alarm urgjent sigurie ka shkaktuar shqetësim mes banorëve në Dubai, pasi shumë qytetarë kanë raportuar se kanë marrë një njoftim paralajmërues në telefonat e tyre celularë rreth orës 17:00 më 4 maj 2026.

Sipas mesazhit të shpërndarë, thuhej se “për shkak të situatës aktuale, ekziston mundësia e kërcënimeve të mundshme”, duke i këshilluar qytetarët të marrin masa mbrojtëse dhe të kërkojnë strehim në ndërtesa të sigurta, shkruan A2 CNN.

Alarmi u përhap shpejt dhe shkaktoi reagime në rrjetet sociale, ku shumë përdorues shprehën shqetësim për situatën e sigurisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Deri në këtë moment, autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi natyrën e paralajmërimit apo nëse ka një rrezik konkret dhe të menjëhershëm. Megjithatë, thuhet se masat e sigurisë mbeten në fuqi dhe qytetarëve u është bërë thirrje të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos