Ambasada moldave në Bruksel është evakuuar pas alarmit për bombë, teksa zyrat e misionit diplomatik ishin shndërruar në një qendër votimi për zgjedhjet presidenciale të kësaj të diele, duke i shërbyer qytetarëve që jetojnë në Belgjikë.
Dy zyrtarë policie konfirmuarn për POLITICO se votuesit dhe zyrtarët u nxorën me nxitim nga ambasada moldave që ndodhet në qendër të Brukselit, pasi u morën raportime për një bombë në ndërtesë, të cilat më pas rezultuan të rreme. Sipas dëshmisë së tyre policia nuk kishte gjetur prova për ndonjë kërcënim.
Mijëra moldavë që jetojnë në kryeqytetin belg kanë hedhur votat e tyre gjatë gjithë ditës në një qendër votimi jashtë shtetit të ngritur në misionin diplomatik. Votimi ka rifilluar që atëherë në ambasadë pasi autoritetet morën lejen për votim.
Qeveria pro-BE e presidentes moldave Maia Sandu ka paralajmëruar vazhdimisht se Rusia po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet parlamentare dhe të prishë përpjekjet e vendit për t'u bashkuar me bllokun.
Partia qeverisëse e Veprimit dhe Solidaritetit ka deklaruar se shpreson ta çojë vendin në BE deri në vitin 2030.
Në një intervistë me POLITICO muajin e kaluar, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Moldavisë, Stanislav Secrieru, paralajmëroi se Moska do të përpiqet të frikësojë votuesit e diasporës — shumica e të cilëve duan ta shohin vendin e tyre të bëhet anëtar i BE-së.
“Këto janë të njëjtat taktika për të cilat kemi paralajmëruar, shtypja e votuesve”, tha një nga zyrtarët pas evakuimit. (A2 Televizion)