Alarm për SHBA dhe Britaninë, dronë të paidentifikuar fluturojnë mbi 3 bazat amerikane në Angli

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2024, 16:48 | Bota

Alarm për SHBA dhe Britaninë, dronë të paidentifikuar

Drone të paidentifikuar janë parë mbi tre baza të Forcave Ajrore të SHBA (USAF) në Angli gjatë gjashtë ditëve të fundit. Fluturimi i dronëve mbi bazat amerikane është regjistruar në periudhën 20-26 nëntor.

Lajmin e konfirmoi sot një zëdhënës i Forcave Ajrore të SHBA, i cili iu përgjigj me një mesazh dërguar në e-mail pyetjeve të Reuters.

"Aeroplanë të vegjël pa pilot u vunë re pranë dhe mbi bazat ajrore Lakenheath, Mildenhall dhe Feltwell nga 20 deri më 26 nëntor", tha zëdhënësi.

Dy nga bazat janë në Suffolk dhe e treta në Norfolk, dhe SHBA-ve i janë dhënë për menaxhim nga Britania.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë tha se autoritetet po i marrin "kërcënimet seriozisht dhe kanë marrë masa të forta" në objektet ushtarake.

"Ne po mbështesim përgjigjen e Forcave Ajrore të SHBA", shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos