Genadi Anashkin u shkarkua për "gënjeshtra për përparimin e luftës", Rusia emëron Komandantin e ri në Ukrainë

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2024, 11:37 | Bota

Genadi Anashkin u shkarkua për "gënjeshtra për

Rusia ka vendosur një komandant të ri për grupin e saj jugor të forcave në Ukrainë pasi paraardhësi i tij u shkarkua, sipas mediave ruse.

Mediat e huaja, që citojnë RBC, bëjnë të ditur se Gjeneral-lejtnant Alexander Sanchik do të marrë përgjegjësinë si ushtrues detyre i komandantit të grupit të betejës.

Ai zëvendëson gjeneralkolonelin Genadi Anashkin, i cili u hoq nga puna mes raporteve se Kremlini ishte lodhur nga "gënjeshtra" e tij për përparimin e luftës.

Disa blogerë ushtarakë rusë sugjeruan se ish-komandanti u kishte thënë vazhdimisht figurave të Ministrisë së Mbrojtjes se kishte kapur vendbanime që ishin ende nën kontrollin e Ukrainës.

Mediat e lidhura me Kremlinin thanë se ai ishte hequr si pjesë e një rotacioni të planifikuar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos