Peter Pellegrini është zgjedhur presidenti i ri i vendit në Sllovaki, pas një balotazhi që u zhvillua të dielën.
I njohur si një aleat i kryeministrit filorus, Robert Fico, Pellegrini, i cili aktualisht mban dhe detyrën e kreut të Kuvendit, mundi në raundin e dytë, kandidatin e opozitës, Ivan Korcok.
Pas numërimit të më shumë se 96 të fletëve të votimit, Pellegrini rezulton të ketë marrë 54% të preferencave, teksa rivali i tij vetëm 46%.
Sllovakia ishte një nga aleatët më të vendosur të Ukrainës përpara se Fico të vinte në pushtet në tetor, me një zotim për të ndaluar furnizimet me rezerva ushtarake për Kievin. Me Pellegrinin që zëvendësoi Zuzana Caputova, Ukraina tani ka humbur përfundimisht zërin e mbështetjes në një kryeqytet të BE-së dhe NATO-s. (A2 Televizion)