Sulmi masiv i nisur nga Irani kundër Izraelit në orët e para të ditës së diel, me lëshimin e mbi 300 dronëve dhe raketave vetëvrasëse drejt shtetit hebre, duket se është planifikuar qëllimisht “për të dështuar”.
Kështu shkruan televizioni “CNN”, sipas të cilit operacioni sulmues i kryer nga Irani, shumë kompleks në nivel operacional, kishte për qëllim maksimizimin e efektit të imazhit dhe minimizimin e dëmeve konkrete ndaj Izraelit.
Autoritetet izraelite thanë se arritën të mbroheshim me sukses fal dhe ndihmës së aleatëve të SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës. Dje u mblodhën përfaqësuesit e G7, të cilët njëzëri dënuan ashpër sulmin iranian mbi Izraelin.
Lexoni analizën e plotë të CNN (A2 Televizion)