Një togë e mbrojtjes kundër ajrore në Ukrainë njoftohet se një dron i modelit “ZALA” është duke patrulluar për të zbuluar pozicionet e atilierisë.
Efektivët bëjnë gati menjëherë në trashetë e tyre topin e prodhimit sovietik për të rrëzuar mjetin fluturues.
“Hapëm zjarr ndaj objektivit, por nuk arritëm ta shkatërrojmë.” “Marrje, vazhdoni në pozicione.”
Efektivët largohen me shpejtësi pasi droni mund të zbulojë pozicionin e tyre.
Pas nesh artileria është aktive. Njoftuam komandën që të gjejnë dronin. E zbuluam dhe qëlluam në drejtim të tij, por nuk arritëm ta kapnin pasi fluturon shumë lart.
Ushtarët kthehen në vendstrehim për të marrë direktiva të reja. Komandanti i togës thotë se detyra e tyre është që të mbajnë qiejt e pastër nga armiqtë.
“Ishte një dron “ZALA” në ajër, një dron armik. Ka një motor eklektik. Detyra e tij e zakonshme është që të bëjë korrigjimin e goditjeve të artilerisë. Këtu jemi 3-4 kilometra larg armikut. Objektivi jonë është që të japim mbështetur forcat tona dhe për këtë arsye nuk ta zbulojmë topin tonë. Artileria jonë po godet dhe nuk i lejojmë rusëve të zbulojnë nga qëllojmë.”
Forcat ukrainase kanë sulmuar një pikë komande ruse dhe disa pika të tjera strategjike, si stacione dronësh dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. (A2 Televizion)