Qeveria e Izraelit konfirmon se një grup fillestar prej 13 pengjesh janë liruar nga militantët e Hamas. Të gjithë janë nga Kibbutz Nir Oz dhe janë dorëzuar në duart e punonjësve humanitarë të Kryqit të Kuq.
Ndërkohë, militantët e Hamas kanë liruar më vete edhe 12 shtetas tajlandez që mbaheshin në Rripin e Gazës. Një zyrtar izraelit tha se gjithsej 39 të burgosur palestinezë do të lirohen gjatë të premtes. Gjithsej 50 pengje do të lirohen gjatë pauzës katër ditore të luftimeve, ndërsa pritet që edhe 150 të burgosurit palestinezë të lihet të lirë gjithashtu. Ndihma humanitare ka filluar të arrijë në Gaza si pjesë e armëpushimit, me karburantin shumë të nevojshëm që po futet në tokën palestineze nga Egjipti.
Ministri i mbrojtjes i Izraelit është zotuar të vazhdojë luftën “me forcë” pas armëpushimit të shkurtër, duke thënë se ai pret të paktën dy muaj të tjerë betejë. Izraeli bombardoi rëndë vendet në Gaza të enjten, ndërsa disa civilë kanë akuzuar ushtrinë e Tel Avivit se I ka qëlluar gjatë të premtes. (A2 Televizion)