Përforcime në kufirin Rusi-Finlandë, Helsinki: Moska do të na destabilizojë, po nxit kalimet ilegale

Nga Rosalba Bejdo
24 Nëntor 2023, 12:34 | Bota

Situata e paqëndrueshme në kufirin mes Rusisë dhe Finlandës detyron agjencinë europiane të mbrojtjes kufitare, Frontex të dërgojë atje përforcime. Siç bëhet e ditur 50 roje kufitare dhe staf tjetër do të dërgohen në Finlandë mes rritjes shqetësuese të kalimeve kufitare nga Rusia fqinje.

Fluksi i madh i azilkërkuesve ka shtyrë Helsinkin të mbyllë të gjitha përveç njërës prej pikave të kalimit, përgjatë kufirit 1340 km të gjatë. Finlanda akuzon Moskën për lehtësim sistematik dhe të organizuar të emigrantëve të paligjshëm me qëllim destabilizimin e vendit. Rusia i mohon akuzat.

Finlanda nuk mund të ndikohet. Finlanda nuk mund të destabilizohet…Rusia e nisi këtë dhe Rusia duhet ta ndalë.

Petteri Orpo- Kryeministër i Finlandë

Frontex tha në një deklaratë se përforcimet do të dërgohen javën tjetër dhe përveç rojeve kufitare dhe stafit tjetër, do të përfshijnë pajisje, sikurse makinat patrulluese “për të rritur kontrollin e aktiviteteve në kufirin e Finlandës”.

Kreu i Frontex-it, Hans Leijtens, nuk përmendi me emër Rusinë, por në deklaratë tha se agjencia po forcon mbështetjen për Finlandën, e cila po përballet “me sfida hibride”.

Finlanda ka një kufi prej 1.300 kilometrash me Rusinë. Raportet e Helsinkit me Moskën janë përkeqësuar që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës vitin e kaluar, gjë që shtyu Finlandën të anëtarësohej në prill në aleancën e NATO-s.

Të mërkurën Moska denoncoi si akt rusofobik vendosjen e një tanku të dëmtuar rus pranë parlamentit në Helsinki.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos