Armëpushimi i Pashkëve, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë qindra të burgosur lufte

Nga A2 CNN
20 Prill 2025, 16:58 | Bota

Armëpushimi i Pashkëve, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë qindra

Menjëherë pasi ditën e djeshme Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpalli "armëpushimin e Pashkëve", Rusia dhe Ukraina shkëmbyen qindra të burgosur në shkëmbimin më të madh të luftës deri më tani.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se janë gjithsej 277 ukrainas të kthyer nga robëria ruse, një shifër që përfshin 31 të burgosur të plagosur lufte të transferuar në këmbim të 15 ushtarakëve të plagosur rusë që kanë nevojë për kujdes urgjent mjekësor.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 246 ushtarakë rusë u kthyen në total, në këtë shkëmbim të të burgosurve, shkruan A2 CNN.

Por pavarësisht armëpushimit të lajmëruar ditën e djeshme, kujtojmë se pala ukrainase ka hedhur akuza për shkelje nga ana e Rusisë, pasi sipas tyre, ushtria e Putinit ka sulmuar sot gjithë Ukrainën.

Kujtojmë se pavarësisht premtimit dhe angazhimit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, deri më tani asgjë nuk është arritur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos