
Armëpushimi që Libani po “kërkon me Izraelin” do të shërbejë si një “pikë hyrëse natyrale për negociata direkte mes dy vendeve”, tha presidenti Joseph Aoun gjatë një takimi me ministrin britanik për çështjet e Lindjes së Mesme.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Aoun tha se “Libani është i angazhuar për ndalimin e përshkallëzimit në jug dhe në të gjitha rajonet libaneze, në mënyrë që të ndalen sulmet ndaj civilëve, gra, burra dhe fëmijë, si dhe shkatërrimi i shtëpive në fshatra dhe qytete”.
Ai shtoi se çdo negociatë mes Libanit dhe Izraelit “duhet të zhvillohet vetëm nga autoritetet libaneze”, për të respektuar sovranitetin e vendit.
Sipas tij, tërheqja e forcave izraelite nga territori libanez është një hap thelbësor për forcimin e armëpushimit, ndërsa ushtria libaneze duhet të dislokohet “deri në kufijtë ndërkombëtarë” për të “eliminuar çdo prani të armatosur”. (A2 Televizion)