Arrestohen 240 persona në provincat e Kurdistanit dhe Kermanshahut, Garda Iraniane: I përkisnin grupeve kundër-revolucionare

Nga A2 CNN
25 Prill 2026, 11:19 | Bota

Arrestohen 240 persona në provincat e Kurdistanit dhe Kermanshahut, Garda

Garda Revolucionare njoftoi se ka arrestuar rreth 240 persona gjatë operacioneve në dy provinca, Kurdistan dhe Kermanshah, sipas raportimit të agjencisë gjysmëzyrtare Mehr News Agency.

Në provincën e Kurdistanit, IRGC pretendon se ka arrestuar 11 persona, ndërsa ka vrarë një anëtar të një grupi të armatosur kurd. Forcat e IRGC-së gjithashtu sekuestruan një sasi armësh dhe municionesh. Përveç kësaj, rreth 70 persona të tjerë u arrestuan në bastisje të veçanta, sipas Mehr.

Në provincën e Kermanshahit, IRGC arrestoi 155 persona, të cilët, sipas saj, i përkisnin “grupeve kundër-revolucionare”, përfshirë katër persona të dyshuar si spiunë të lidhur me Mossad.

Ndërkohë në Teheran, policia njoftoi arrestimin e një personi të akuzuar për mbledhjen dhe shpërndarjen e “dokumentacionit mbi pikat e goditjeve me raketa tek rrjete armiqësore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos