
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se do të dërgojë në Pakistan të dërguarit specialë të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, për bisedime që lidhen me Iranin, ndërsa edhe zv/presidenti JD Vance është në gatishmëri për t’u përfshirë, shkruan CNN.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ndodhet në Islamabad për takime me zyrtarë të lartë pakistanezë.
Pala iraniane mohoi mundësinë e një takimi të drejtpërdrejtë me SHBA-në. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baqaei, deklaroi se Araghchi do të zhvillojë vetëm takime me përfaqësues të Pakistanit dhe se nuk është planifikuar asnjë kontakt me delegacionin amerikan. (A2 Televizion)